1.1.
Përse u hartua kjo broshurë për Internetin dhe Lirinë e Shprehjes?
Interneti ka ndryshuar ndjeshëm jetët tona këto vitet e fundit në shumë fusha, duke përfshirë edhe mënyrën e aksesit dhe publikimit të informacionit. Më e rëndësishmja, Interneti ka shtuar dhe ka përmirësuar ushtrimin e të drejtave tona të lirisë të fjalës
si për mundësimin e aksesit tek burime informimi të larmishme, ashtu edhe duke demokratizuar në mënyrë të konsiderueshme publikimin e hapur të çdo lloj informacioni.
“Në dritën e aksesueshmërisë dhe kapacitetit të tij për ruajtjen dhe përçimin e sasive të mëdha të informacionit, interneti luan rol të rëndësishëm në rritjen e aksesit të publikut tek lajmet dhe në lehtësimin e përhapjes së informacionit në përgjithësi.”
Times Newspapers Ltd kundër Mbretërisë së Bashkuar (Nr. 1 dhe 2), GJEDNJ, 2009 Përmbledhje e çështjes
Times Newspapers Limited kundër Mbretërisë së Bashkuar (nr. 1 dhe 2), Kërkesat nr. 3002/03 dhe 23676/03, Vendimi i datës 10 mars 2009
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që ka patur ndërhyrje joproporcionale në lirinë e shtypit sipas nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kur një gazetë ishte urdhëruar nga gjykatat të botonte një njoftim në arkivat e
saj të internetit duke njoftuar se dy nene u nënshtroheshin proceseve gjyqësore për shpifje dhe se nuk duhet të riprodhoheshin ose të ishin bazë referimi pa iu drejtuar fillimisht departamentit juridik të tyre.
Vendimi: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-91706
Legal summaries and comments: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=002-1623
Për rrjedhojë, kjo solli që liria e shprehjes – sidomos në mjedisin online – është çështje që i përket të gjithëve dhe jo vetëm gazetarëve apo OJQ-ve që merren me lirinë e shprehjes.
“Aktiviteti shprehës i krijuar nga përdoruesit në Internet jep një platformë të paprecedentë për ushtrimin e Lirisë së Shprehjes.”
Delfi AS kundër Estonisë 2015 [Dhoma e Madhe], GJEDNJ, 2015 Përmbledhje e çështjes
Delfi AS kundër Estonisë (Dhoma e Madhe), Aplikimi nr. 64569/09, Vendimi 16 qershor 2015
Kompania kërkuese zotëronte një nga portalet më të mëdha të lajmeve në Internet në Estoni. Në vitin 2006, pas botimit të një artikulli në portal nnë lidhje me një kompani tragetesh, poshtë artikullit u postuan disa komente që përmbanin kërcënime personale
dhe gjuhë fyese ndaj pronarit të trageteve. Delfi AS fshiu komentet fyese, me kërkesë të avokatëve të pronarit të kompanisë së trageteve, rreth gjashtë javë pas botimit të tyre. Kundër kompanisë kërkuese nisi procedimi për shpifje
dhe, më në fund, kompania u urdhërua të paguajë 320 euro për dëmin e shkaktuar. Duke pranuar “përfitimet e rëndësishme që mund të rrjedhin nga interneti në ushtrimin e lirisë së shprehjes”, Gjykata përsëriti se nuk kishte shkelje të
nenit 10 dhe “përgjegjësia për shpifje ose llojet e tjera të shprehjes së paligjshme duhet, në parim, të ruhen dhe të përbëjnë një mjet korrigjues efektiv të shkeljeve të drejtave të personalitetit”.
Vendimi: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-155105
Legal summaries and comments:
Gjithashtu, është bërë thelbësore që informacioni shpjegues i koncepteve themelore të lirisë së shprehjes dhe jurisprudencës të gjykatës kompetente të thjeshtohen dhe të shpjegohen për një auditor më të madh që mund të ketë interes për këtë temë.
“Funksioni i blogerëve dhe përdoruesve të mirënjohur nëpër mediat sociale mund të asimilohen edhe përmes “mbikëqyrësve publikë ” për aq sa mund të sigurojë mbrojtja sipas Nenit 10.”
Rasti Magyar Helsinki Bizottság kundër Hungarisë [Dhoma e Madhe], GJEDNJ, 2016 Përmbledhje e çështjes
Magyar Helsinki Bizottság kundër Hungarisë, Aplikimi nr. 18030/11, Vendimi 8 nëntor 2016
Çështja e ka origjinën në një kërkesë të paraqitur në Gjykatë nga Komiteti Hungarez i Helsinkit, pasi u është mohuar nga autoritetet kombëtare akses në informacion rreth mbrojtjes ex officio të caktuar nga dy stacione policore. Gjykata konstatoi se ka
pasur shkelje të së drejtës së lirisë së shprehjes të OJQ-së kërkuese dhe ka artikuluar katër kriteret e pragut për të vlerësuar nëse një mohim i aksesit në informacionin e mbajtur nga shteti angazhohet në nenin 10 të Konventës.
Vendimi: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-167828
Legal summaries and comments:
Edhe pse për këtë temë janë botuar shumë libra dhe studime juridike për gjyqtarë apo juristë të tjerë , ne shprehim besimin se tashmë ka një nevojë edhe më të madhe për të thjeshtuar dhe për të shpjeguar bazat e Lirisë së Shprehjes dhe fjalës, sidomos
për zbatimin e tyre në botën digjitale. E gjithë kjo jepet me lupën e jurisprudencës aktuale të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), që duhet të jetë pika kryesore referimi për të gjithë përdoruesit evropianë të Internetit.
Ideja për këtë broshurë lindi edhe si rezultat i disa përvojave vetjake gjatë trajtimit të Lirisë së Shprehjes në këto vitet e fundit:
Së pari, tema paraqet interes jo vetëm për gazetarët profesionistë, por edhe për disa kategori të tjera përdoruesish të Internetit që kanë formim arsimor të larmishëm dhe që, përgjithësisht, nuk kanë shumë njohuri juridike. Sidoqoftë, të gjithë janë të
angazhuar drejt komunikimit të informacionit përmes Internetit dhe ndonjëherë shfaqin pretendime për shkeljen e të drejtave të tyre të Lirisë së Shprehjes.
Së dyti, shpesh procesi i vendimmarrjes rreth Lirisë së Shprehjes është i nxituar, nuk merr kohë të mjaftueshme për debate të gjata publike ose për përdorimin e raporteve të hollësishme apo gjithë përfshirëse si bazë për vendimet e marra. Kjo është e
vërteta, sidomos për disa vende në Evropën Juglindore dhe Jugore. Kështu, fragmentet e argumenteve dhe konkluzioneve të GJEDNJ mund të pranohen gjerësisht si pika referimi dhe, për rrjedhojë, si një mjet i rëndësishëm mbrojtjeje në një debat.
Së treti, të ballafaquar me rrjedhën e madhe të informacioneve të disponueshme në ditët e sotme, që të mund të krijojnë opinionin e tyre mjaft përdorues kërkojnë informacione të filtruara e të thjeshta për t’u kuptuar (sesa blloqe tekstesh plot gjuhë
juridike të ardhur nga larg apo nga ndonjë shekull tjetër).
Ne besojmë se shumica e vendimeve dhe argumenteve për lirinë e shprehjes në jurisprudencën e GJEDNJ-së janë lehtësisht të kuptueshme për një auditor më të gjerë, kur paraqiten drejt.
“Neni 10 i Konventës garanton lirinë e shprehjes për “të gjithë”. Nuk bëhet asnjë dallim nëse qëllimi i ndjekur është fitimi ose jo.”
Neij dhe Sunde Kolmisoppi kundër Suedisë, GJEDNJ, 2013 Përmbledhje e çështjes
Neij dhe Sunde Kolmisoppi kundër Suedisë, Aplikimi nr. 40397/12, Vendimi 19 shkurt 2013
Ky rast ka të bëjë me ankesën e dy prej bashkë-themeluesve të “The Pirate Bay“, një nga faqet më të mëdha të botës për shkëmbimin e dosjeve 'torrent', se dënimi i tyre për pjesëmarrje në konsumimin e veprave penale që bien ndesh me Aktin mbi të Drejtën
e Autorit ka shkelur lirinë e shprehjes.
Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë si qartazi të pabazuar. Ajo konstatoi se ndarja, apo lejimi i të tjerëve për të ndarë, i skedarëve të këtij lloji në internet, qoftë edhe material i mbrojtur nga e drejta e autorit dhe për qëllime fitimprurëse, mbulohet nga
e drejta për të “marrë dhe dhënë informacion“ sipas nenit 10 (liria e shprehjes ) të Konventës. Megjithatë, ajo arsyeton se gjykatat vendase kishin ekuilibruar në mënyrë të drejtë interesat konkurruese në lojë - të drejtën e kërkuesve
për të marrë dhe për të dhënë informacion dhe domosdoshmërinë për të mbrojtur të drejtën e autorit - kur kishin dhënë dënimin për kërkuesit.
Vendimi: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-117513
Legal summaries and comments: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=002-7408
1.2.
Liria e shprehjes. Nga t’ia nisim?
Liria e shprehjes është e drejtë themelore e përdorur gjerësisht, shpesh e keqpërdorur, dhe që prapëseprapë nuk kuptohet mjaftueshëm.
Kur nuk na pëlqejnë fjalët e të tjerëve, duam që ata të heshtin dhe të paralajmërohen.
Kur duam të shprehemi, qoftë edhe me terma të ngjashme me ligjëratën që kundërshtojmë, mendojmë se jemi të lirë ta bëjmë këtë gjë .
Arsyet pse kemi të drejtë themelore për lirinë e shprehjes, përse shërben, kur, për ç‘arsye dhe si kufizohet kjo e drejtë, i shqyrtojmë rrallë .
Liria e shprehjes
“zbatohet jo vetëm tek “informacioni” apo “idetë ” që pranohen në mënyrë të favorshme ose konsiderohen si të padëmshme a cështje indiference, por edhe tek informacionet/ idetë që kanë qëllim të fyejnë, tronditin apo të shqetësojnë , si psh. Kërkesat për pluralizëm, tolerancë, zgjerimin e botëkuptimit, pa të cilat nuk do të ekzistonte “shoqëria demokratike”
.
Axel Springer kundër Gjermanisë [Dhoma e Madhe], GJEDNJ, 2012 Përmbledhje e çështjes
Axel Springer kundër Gjermanisë [Dhoma e Madhe], Aplikimi nr. 48311/10, Vendimi 7 shkurt 2012
Kompania kërkuese është botuesi i një gazete kombëtare të përditshme me tirazh të madh, e cila në shtator 2004 botoi një artikull në faqen e parë për yllin e një serie televizive popullore,i cili ishte arrestuar në festivalin e birrës në Mynih për posedim
të kokainës. Artikulli u plotësua nga një artikull më i hollësishëm në një faqe tjetër. Menjëherë pasi u shfaq ky artikull, aktori mori një urdhër ndalues që ndalonte çdo botim tjetër të artikullit. Kompania kërkuese u ankua për masën
e vendosur ndaj tij kundër raportimit të arrestimit dhe dënimit të aktorit në fjalë.
Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 10 (liria e shprehjes) të Konventës, duke konstatuar se kufizimet e vendosura ndaj shoqërisë kërkuese nuk kishin qenë në përpjesëtim të arsyeshëm me qëllimin legjitim të mbrojtjes së reputacionit ose
të të drejtave të të tjerëve.
Vendimi: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-145700
Legal summaries and comments: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=002-9955
Deklaratave të mësipërme nuk i përgjigjet asnjë linjë e miratuar mendimi. Lajmi i mirë është se ka shumë opinionistë në filozofinë politike, dokumente ligjore dhe vendime gjyqësore të cilat mund të na orientojnë. Madje, një lajm edhe më i mirë është se,
meqenëse zbatimi ligjor dhe juridik i kësaj të drejte në kontekste të ndryshme është përherë dinamik, çdokush mund të ketë të drejtën e fjalës dhe ndikim në mënyrën e zbatimit të politikave. Për ta bërë këtë , na duhet t’i kuptojmë më mirë
themelet kryesore të kësaj të drejte.
Më poshtë renditen të përmbledhura disa nga konceptet kyçe të të drejtës së Lirisë së Shprehjes.
Ç’është “liria e shprehjes”?
“Liria e shprehjes është një nga themelet jetike të një shoqërie demokratike dhe një nga kushtet bazë për përparimin e saj dhe vetëpërmbushjen e çdo individi”.
Axel Springer kundër Gjermanisë [Dhoma e Madhe], GJEDNJ, 2012 Përmbledhje e çështjes
Axel Springer kundër Gjermanisë [Dhoma e Madhe], Aplikimi nr. 48311/10, Vendimi 7 shkurt 2012
Kompania kërkuese është botuesi i një gazete kombëtare të përditshme me tirazh të madh, e cila në shtator 2004 botoi një artikull në faqen e parë për yllin e një serie televizive popullore,i cili ishte arrestuar në festivalin e birrës në Mynih për posedim
të kokainës. Artikulli u plotësua nga një artikull më i hollësishëm në një faqe tjetër. Menjëherë pasi u shfaq ky artikull, aktori mori një urdhër ndalues që ndalonte çdo botim tjetër të artikullit. Kompania kërkuese u ankua për masën
e vendosur ndaj tij kundër raportimit të arrestimit dhe dënimit të aktorit në fjalë.
Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 10 (liria e shprehjes) të Konventës, duke konstatuar se kufizimet e vendosura ndaj shoqërisë kërkuese nuk kishin qenë në përpjesëtim të arsyeshëm me qëllimin legjitim të mbrojtjes së reputacionit ose
të të drejtave të të tjerëve.
Vendimi: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-145700
Legal summaries and comments: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=002-9955
-
Është instrument i rëndësishëm i lirisë së ndërgjegjes
-
Jep zgjidhje të ndërgjegjshme të mbështetura në respektimin e vlerave të caktuara dhe, kësisoj, jep autonomi individuale dhe përcakton identitetin e çdo personi
-
Kontribuon drejt marrjes së dijeve dhe njohurive përmes debatimit të vlerave sociale dhe morale dhe duke lejuar tregun e ideve
-
Mundëson komunikimin e ideve politike, prandaj kontribuon për demokracinë
-
Ndërton tolerancën duke i lejuar të tjerëve të shprehen.
-
Kontribuon në zhvillimin artistik, dhe lehtëson progresin akademik dhe shkencor.
1
Nga se përbëhet liria e shprehjes?
-
e drejta për të përhapur informacione të të gjitha formave dhe trajtave, dhe;
-
e drejta e të tjerëve për ta marrë atë.
Liria e shprehjes
“zbatohet jo vetëm tek përmbajtja e informacionit por edhe tek mjetet e shpërndarjes së tij, meqenëse çdo kufizim në mjete me doemos ndërhyn tek e drejta për të marrë dhe për të dhënë informacion”.
Özturk kundër Turqisë [Dhoma e Madhe], GJEDNJ, 1999
Pse e kufizojmë lirinë e shprehjes?
-
Për shkak se dëmton ushtrimin e të drejtave të tjera (e drejta për privatësi, e drejta për gjykim të drejtë, e drejta për lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë) ose tejkalon caqet themelore të të drejtave të njeriut (ndalimi i diskriminimit dhe ndalimi
i keqpërdorimit të të drejtave)
-
Për shkak se nuk është bërë në mirëbesim (publikimi i fakteve të pamjaftueshme të verifikuara, gjuhë fyese e pastër që nuk i shërben asnjë debati me interes publik, etj.)
-
Për shkak se është e dëmshme dhe nuk është në interesin publik
-
Për shkak se vë në rrezik ruajtjen e demokracisë ose të ligjit dhe rendit (nxjerrja e sekreteve shtetërore, duke rrezikuar prishjen e paqes, etj.)
“Siç përcaktohet në nenin 10, Liria e shprehjes është subjekt i përjashtimeve, të cilat duhet të interpretohen në mënyrë strikte, dhe duhet të jepet bindshëm domosdoshmëria për çdo kufizim.”
Axel Springer kundër Gjermanisë [Dhoma e Madhe], GJEDNJ, 2012 Përmbledhje e çështjes
Axel Springer kundër Gjermanisë [Dhoma e Madhe], Aplikimi nr. 48311/10, Vendimi 7 shkurt 2012
Kompania kërkuese është botuesi i një gazete kombëtare të përditshme me tirazh të madh, e cila në shtator 2004 botoi një artikull në faqen e parë për yllin e një serie televizive popullore,i cili ishte arrestuar në festivalin e birrës në Mynih për posedim
të kokainës. Artikulli u plotësua nga një artikull më i hollësishëm në një faqe tjetër. Menjëherë pasi u shfaq ky artikull, aktori mori një urdhër ndalues që ndalonte çdo botim tjetër të artikullit. Kompania kërkuese u ankua për masën
e vendosur ndaj tij kundër raportimit të arrestimit dhe dënimit të aktorit në fjalë. Gjykata konstatoi se kishte pasur shkelje të nenit 10 (liria e shprehjes) të Konventës, duke konstatuar se kufizimet e vendosura ndaj shoqërisë kërkuese
nuk kishin qenë në përpjesëtim të arsyeshëm me qëllimin legjitim të mbrojtjes së reputacionit ose të të drejtave të të tjerëve.
Vendimi: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=001-145700
Legal summaries and comments: http://hudoc.echr.coe.int/eng?i=002-9955
Si duhet të jenë këto kufizime?
-
Të parashikohen me ligj
-
Të ndjekin një qëllim legjitim (mbrojtjen e të drejtave ose interesave të tjera)
-
Të nevojshme në një shoqëri demokratike (duhet të ekzistojë nevojë sociale e ngutshme)
-
Proporcionale
Të shprehurit mund të marrin forma të ndryshme: fjalë të folura dhe të shkruara, veprat e artit, filmat, teatri, muzika, artet ose ngjarjet e tjera të interpretimit, përfshirë shkatërrimin e pronës, kur një akt i tillë ka përmbajtje “të të shprehurit“
(shembuj të jetës reale janë djegia e flamurit kombëtar, hedhja e bojës në një statujë). Edhe refuzimi i të shprehurit është formë e të drejtës së lirisë së shprehjes (e drejta për të heshtur).
Liria e shprehjes përfshin një spektër të gjerë komunikimesh, nga kumtimi politike, tek komunikimi akademik, artistik ose tregtar, secili prej tyre merr nivele të ndryshme mbrojtjeje. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për akses në informacion që,
në rastin e gazetarëve, mund të ketë kuptimin e dhënies të aksesit në një institucion publik, përfshirë gjykatat, ose në një dokument publik, përfshirë të dhënat e shërbimeve sekrete. Ndërkaq, në rastin e qytetarëve, kuptimi i lirisë së shprehjes
mund të jetë moscensurimi i aksesit të informacionit në internet.
Shprehja mund të përcillet me një mori kanalesh komunikimi: media e shkruar, librat, letrat, posterët, transmetimet audiovizive dhe televizive dhe – padyshim më këto vitet e fundit – kryesisht përmes internetit.
1.3.
1.3. Liria e shprehjes si e drejtë themelore
Si e drejtë themelore e njeriut, e drejta e lirisë së shprehjes garantohet nga disa traktate dhe dokumente të ligjit ndërkombëtar në këtë fushë.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, garanton të drejtën e lirisë së fjalës në Nenin 19. Edhe Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike e miratuar
nga i njëjti organ në vitin 1966 e garanton këtë të drejtë, gjithashtu në nenin 19.
Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian u miratua në vitin 2000 nga Parlamenti Evropian, Këshilli i Ministrave dhe Komisioni Europian dhe hyri në fuqi në vitin 2009 dhe konsiderohet si “Kushtetuta” e Bashkimit Evropian. Karta gjithashtu mbron
të drejtën e lirisë së shprehjes sipas nenit 11 të tij.
Një rëndësi të veçantë ka Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) e Këshillit të Evropës, e hapur për nënshkrim në vitin 1950, e cila përmban në nenin 10 të saj lirinë e shprehjes. Konventa hyri në fuqi në vitin 1953 dhe përgjatë viteve u
ndryshua me miratimin e 16 Protokolleve
2
. Disa protokolle të Konventës ende nuk janë ratifikuar nga secili shtet. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është organi mbikëqyrës i zbatimit të Konventës në 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.
Meqenëse Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut përfaqëson instrumentin kryesor të të drejtave të njeriut të shteteve të Këshillit të Evropës, kjo broshurë përqendrohet kryesisht në jurisprudencën e zhvilluar nga Gjykata Evropiane për të Drejtat
e Njeriut.
NENI 10 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
Liria e shprehjes
- 1
-
Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i pengon Shtetet që të kërkojnë licencimin e ndërmarrjeve të transmetimit audio-viziv, televiziv ose kinematografik.
- 2
-
Ushtrimi i këtyre lirive, që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet këtyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor
.
1.4.
Si ta kuptojmë këtë broshurë
Objekti i të drejtës së lirisë së shprehjes mbështetet tek ndryshimet e koncepteve filozofike, politike dhe ligjore. Ai duhet të analizohet në kontekstin specifik gjeografik, ligjor dhe social. Shpesh, kemi të bëjmë me ushtrimin e raportit të kësaj të
drejte me të drejtat e tjera dhe me vlerat themelore.
Kështu, rastet e paraqitura në këtë broshurë duhet të marrin vetëm vlerë referimi. Kjo jurisprudencë, sikurse e GJEDNJ-së, është në ndryshim të përhershëm dhe ndonjëherë është kundërshtuese në vetvete. Ndonjëherë i lihet kritikës pasi herë pas here sjell
rezultate zhgënjyese për promovuesit e të drejtave themelore të lirisë së shprehjes dhe aksesit në informacion. Për më tepër, zhvillimet teknike të internetit mund të shkaktojnë ndryshimin e disa supozimeve të deritanishme dhe që mund të bëhen
pjesë e vendimeve në të ardhmen.
Sidoqoftë, mjaft herë, jurisprudencat si ajo e GJEDNJ-së mund të jetë vizionare dhe të mbartin vlerën e rëndësishme të promovimit të standardeve bazë të dhënies, ligjërisht, të të drejtave të lirisë së shprehjes dhe aksesit në informacion.
Filtrimi i gjithë jurisprudencës aktuale të GJEDNJ-së ka një kosto që vlen të theksohet. Pikë së pari, në asnjë rast informacioni i kësaj broshure nuk përbën këshillë ligjore. Së dyti, redaktorëve të kësaj broshure iu desh të kufizonin informacionin që
do të paraqitej, një zgjedhje që për disa profesionistë ligjorë mund të jetë mangësi. Gjithashtu, përzgjedhja e fushave dhe rasteve na detyroi të përmendim shumë pak disa aspekte të rëndësishme si p.sh. problematikat e “gjuhës së urrejtjes”
apo “mbrojtja e burimeve të gazetarisë”.
Gjithashtu, për të thjeshtuar përmbajtjen tekstuale të broshurës, disa citimeve i janë hequr referencat e brendshme në dokumente apo çështje të tjera të GJEDNJ-së. Gjithashtu, emërtimi i çështjes jepet në minimum, si “Emri i paditësit kundër Shtetit,
viti”. Çështjet e gjykuara nga Dhoma e Madhe shënohen si të tilla. Teksti i theksuar me ngjyrë më të errët është theksuar nga autorët e broshurës për të vënë në dukje fjalët kyçe me më shumë vlerë për lexuesin.
Detajet mund t’i gjeni në variantin ueb në adresën https://cases.internetfreedom.blog, ku jepet një përmbledhëse e çdo rasti dhe lidhjet me tekstin faktik të aktgjykimit ose me përmbledhjen ligjore të tij.
Gjithashtu, duhet të pohojmë se puna jonë është ndihmuar jo vetëm nga fakti se gjithë informacioni i praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së është publik dhe i disponueshëm në internet, por edhe nga ekzistenca e projekteve dhe botimeve të tjera - të gjitha të
disponueshme online - të cilat kanë sistematizuar dhe analizuar më në imtësi shumë nga jurisprudenca e GJEDNJ-së e lidhur (edhe) me nenin 10.
Këtu renditim rastet më të rëndësishme, sidomos për përdoruesit që mund të dëshirojnë të kenë ose të kërkojnë më shumë detaje për specifika të veçanta të lirisë së shprehjes:
-
Fletët informuese, sipas temës, për praktikën e Gjykatës dhe rastet e pazgjidhura / në pritje, përgatitur nga Shërbimi i Shtypit e Gjykatës
3
-
Agjencia për të Drejtat Themelore - Baza e të Dhënave të së Drejtës ka një përmbledhje të jurisprudencës së Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (CJEU / GJDBE) dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) me referenca të drejtpërdrejta
me Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian
4
-
Interneti: praktika ligjore e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (2015)
5
-
Liria e shprehjes në Jurisprudencën Evropiane në lidhje me nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (2007)6
6
-
Liria e shprehjes, Media dhe Gazetarët. Praktika ligjore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut – botuar nga Observatori Audioviziv Evropian (2015)
7
-
Udhëzim për zbatimin e nenit 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut – (2004)
Liria e shprehjes dhe shpifja – Një studim i Jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (2016) Teksti i plotë gjendet në linkun: https://rm.coe.int/16806ac95b Autoritetet Rregullatore të Mediave dhe Gjuha e Urrejtjes (2017)
10
-
Blog-u i Vëzhguesve të Strasburgut, Qendra për të Drejtat e Njeriut, Universiteti Ghent, Belgjikë
11
-
Liria Globale e Shprehjes – Universiteti i Kolumbias – bazë të dhënash me mbi 1027 raste nga e gjithë bota.12
12